“A duhet të lirohej Erion Veliaj”, Shkëlqim Hajdari: Po të jepte dorëheqjen mund të ndryshohej masa e sigurimit, shpërthimi emocional i fillimit…

“Erion Veliajt mund ti ishte ndryshuar masa e sigurisë nëse ai do të jepte dorëheqjen”, kështu u shpreh në emisionin “Kjo Javë”, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, Hajdari tha se Veliajn e dëmtoi dhe reagimi i momenteve të para të arrestimit, shpërthimi emocional, sjellja ndaj prokurorëve.

“Njerëzit me të drejtë të lirohet Veliaj, për mua skishte asgjë të keqe ti ndryshohej masa e sigurimit, pasi hetimet kanë mbaruar. Këto cështje marrin dhe konotacione politike.

Psh nëse ai do të kishte dhënë  dorëheqjen pasi në fillim ai kishte shpërthim emocional, nuk e kuptoi se në burg ka rregulla të tjera, duhet të përshtatesh, duhet të përballesh me prova me prokurorët. Nëse do të ishte jo ai shpërthim, nëse do të kishte dhënë dorëheqje, jam I bindur se masa do të ndryshonte”, tha ish-prokurori Hajdari.

Por nga ana tjetër, si ish-prokuror ai e sheh një mentalitet lindor që duhet ndryshuar, masën e sigurisë “arrest me burg” pasi kjo ka sjellë mbipopullim të burgjeve.

“Edhe kur kam qenë drejtues prokurorie kam qenë kundër masës së sigurimit arrest me burg se është masë ekstreme dhe për fatin e keq të Shqipërisë vijon të jetë akoma masë dënimi. Dmth duke e arrestuar, presion i madh përjeton prokurori dhe humb qetësinë e objektivitetin dhe me prova jo shumë të forta e con në gjyq. Ky është mentalitet lindor dhe ne duhet ta përmbysim”, tha ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Shkëlqim Hajdari: Edhe kur kam qenë drejtues prokurorie kam qenë kundër masës së sigurimit arrest me burg se është masë ekstreme dhe për fatin e keq të Shqipërisë vijon të jetë akoma masë dënimi. Dmth duke e arrestuar, presion i madh përjeton prokurori dhe humb qetësinë e objektivitetin dhe me prova jo shumë të forta e con në gjyq. Ky është mentalitet lindor dhe ne duhet ta përmbysim. Më vjen keq që kam 7 -8 vjet që kam ikur nga prokuroria, por jo vetëm SPAK dhe prokurori të tjera vazhdojnë të godasin me masa arresti me burg për vepra penale shumë të lehta. Të mos rrisim numrin e të burgosurve.

Kanë pritur njerëzit me të drejtë të lirohet Veliaj, për mua skishte asgjë të keqe ti ndryshohej masa e sigurimit, pasi hetimet kanë mbaruar. Këto cështje marrin dhe konotacione politike.

Psh nëse ai do të kishte dhënë  dorëheqjen pasi në fillim ai kishte shpërthim emocional, nuk e kuptoi se në burg ka rregulla të tjera, duhet të përshtatesh, duhet të përballesh me prova me prokurorët. Nëse do të ishte jo ai shpërthim, nëse do të kishte dhënë dorëheqje, jam I bindur se masa do të ndryshonte.

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×