A është antikushtetues dekreti për zgjedhjet e Tiranës?”, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari: Nëse gjykata e rrëzon, juristët e Presidencës duhet të japin dorëheqjen!

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i pyetur gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” nëse dekreti për zgjedhjet e Tiranës, që u firmos nga presidenti Bajram Begaj është apo jo antikushtetues, u shpreh se kjo vendimarrje i takon gjykatës.

Por nga ana tjetër, ai tha se nëse dekreti nuk kalon në Kushtetuese, juristët e Presidencës duhet të japin dorëheqjen.

Shkëlqim Hajdari: E kam perceptuar dhe unë si konsicionalistët e juristët, historitë janë në gjykatë, duhet të presim gjykatën.

Pjesa më e madhe kanë vërejtje për dekretin e presidentit, i cili duhet të priste pavarësisht se subjekti i ankimimit duhet ta conte në gjykatën e apelit administrative, Veliaj dhe avokatët kanë pretendim se i janë shkelur të drejtat e liritë kushtetuese.

Presidenti është i bindur se ka marrë vendimin e drejtë. Nëse do goditet dekreti I presidentit nga Kushtetuesja, juristët e presidencës duhet të japin dorëheqjen të gjithë. Ai është mjek.

Dhe mos të dekretosh është problem i madh se do të bëhs zgjedhje. Të mos dekretosh, gjykata Kushtetuese mund të shprehej se nuk është kompetente. Kjo merr disa muaj. Po interesat e qytetarëve. Është rrëmujë.

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×