Anila Jole: Festa e Këngës Shqiptare, një mrekulli e realizuar nga pasioni për muzikën

Drejtorja e Informacionit e News24, Anila Jole, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur me vlerësim dhe emocion për Festën e Këngës Shqiptare, një projekt muzikor që po kthehet në një traditë të rëndësishme për kulturën dhe muzikën shqiptare, i ideuar dhe realizuar nga kompozitori Gjergj Leka.

Jole theksoi se ky aktivitet është një punë kolosale, e bërë jo me buxhete të mëdha apo infrastrukturë të sofistikuar, siç ndodh shpesh në festivalet e mëdha, por me shumë pasion, përkushtim dhe respekt për muzikën shqiptare.

“Kemi festivale në Shqipëri që kanë fonde dhe infrastrukturë të jashtëzakonshme, ndërsa Gjergji e bën këtë me një staf të vogël, me ndihmën e News24 dhe bashkëshortes së tij, regjisorja e mrekullueshme e këtij eventi,” u shpreh Jole.

Ajo theksoi se ky projekt i qëndron mbi të gjitha dëshirës dhe vullnetit të Gjergj Lekës, duke e cilësuar si një mrekulli artistike që realizohet përmes përpjekjes personale dhe dashurisë për muzikën.

“Nëse Gjergji nuk do kishte dëshirën dhe vullnetin, kjo ndërmarrje më duket e pamundur. Me pak njerëz, ai arrin të bëjë një mrekulli të tillë.”

Anila Jole zbuloi gjithashtu një fakt të panjohur për publikun: vetëm dy muaj më parë, Gjergj Leka ka kaluar një operacion të vështirë, çka e bëri atë të dyshonte nëse këtë vit festa do të mund të zhvillohej.

“Sinqerisht mendova se festivali këtë vit nuk do të bëhej. Por ai jo vetëm që nuk u ndal, por vazhdoi të punojë, të kompozonte dhe të organizonte çdo detaj të këtij festivali. Nuk e di si ja ka dalë, por kjo flet për një pasion të rrallë dhe një forcë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×