“Bashkimi i opozitës është shumë i nevojshëm”, Besart Xhaferri: Strukturat e PD do të jenë gati për çdo fushatë

Deputeti i PD Besart Xhaferri  i ftuar në Programin e Drekës në News24 me Ola Brukon ka vlerësuar tre emrat e propozuar nga opozita si personalitete me peshë në fushat e tyre, duke theksuar rëndësinë e kësaj gare për Tiranën.

Ai ka nënvizuar se Partia Demokratike është e gatshme për çdo fushatë dhe mbetet forca më e madhe opozitare.

“Tre kandidatë janë personalitete në fushën e tyre. Do të jetë një betejë e vështirë për kohën dhe për kushtet. Këto emra do rikuperojnë dhe do marrin atë revansh qytetar që çdo opozite do të jap. E sigurt që strukturat e PD janë gjithmonë gati për çdo fushatë. Unë kam qënë për një stukturë politike dhe një kandidat politik. Por ajo që doja të thoja është që bashkimi i opozitës është shumë  i nevojshëm. PD ngelet partia më e madhe opozitare. Nuk na ka munguar alenca me qytetarët”, tha ai

Sipas tij, bashkimi i opozitës dhe aleanca me qytetarët janë thelbësore për të sfiduar regjimin e Edi Ramës. Xhaferi theksoi  se zgjedhjet janë një mundësi për rikthimin e besimit dhe për bashkimin e opozitës në një front të përbashkët.

“Ne po shkojmë në garë me një model. Ne kemi identikitin me kandidatin dhe  marrëveshjen me opozitën. Partia Socialiste me gjithë ato kandidatë kishte vetëm 49 % me gjithë atë makineri dhe kandidatë .Ne duhet të zgjojmë edhe shqiptarët. Zgjedhjet janë një hap i përbashkimit të opozitës. Ne duhet të na bashkojë edhe interesi për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×