Partizani dhe Tirana përplasen në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për kampionatin. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin e të kuqve, Milinkovic dhe homologu Bordun, që kanë vendosur për titullarët.
Nga minuta e parë luajnë më të mirët, në derbin e parë të Superiores për këtë edicion. Partizani është në vendin e tetë, ndërsa Tirana në vendin e dhjetë.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç
TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Trajner: Roberto Bordin
Gjyqtar: Eldorian Hamitaj
BalkanWeb