Gazetarja, Klodiana Lala, në një intervistë në News 24 në emisionin Kjo Javë, theksoi se Presidenti i Repubikës, Bajram Begaj ka kryer vepër penale me dekretimin e zgjedhjeve.
Lala tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës u trajtuar si një nëpunës i thjeshtë dhe jo si një individ i zgjedhur nga vullneti i popullit të Tiranës.
Lala: Unë kam qenë kategorike që Presidenti i Republikës do ti dekretonte zgjedhjet nga mënyra se si ju përpilua, i gjithë vendim për shkarkimin. E trajtuan Veliajn si një nëpunës të thjeshtë dhe jo si një të zgjedhur vendor.
Kam pasur bindjen dhe e ka shprehur në News 24 që Presidenti I Republikës do ti dekretonte zgjedhjet pavarësisht se në atë kohë nuk ishte caktuar ende data.
Në këndvështrimin tim presidenti Bajram Begaj ka kryer vepër penale, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetën.
BalkanWeb