Kandidati për Diasporën Flor Haçkaj i ftuar në Programin e Drekës në News24 me Ola Brukon është shprehur i gatshëm të përballet me sfidën për kandidaturën e Tiranës, duke u ndjerë i nderuar nga propozimi i ardhur nga opozita.
Ai theksoi se Tirana ka nevojë për një figurë përbashkuese dhe premtoi një angazhim kundër regjimit të Ramës.
“ Unë di që janë disa emra edhe nga PD edhe nga aleatët. Unë ndihem i nderuar dhe vlerësuar për propozimin pasi vlerësohet puna për diasporën dhe se Tirana ka nevojë për një figure përbashkuese. Shqiptarët gjithmonë janë munduar për më të mirën, dhe bashkimin e tyre. Jam i gatshëm për tu përballur me sfidën, dhe kam marrë edhe shumë mesazhe nga socialistët. Unë vlerësoj çdo person i cili ngrihet kundër regjimit të Ramës”, tha ai
Haçkaj shtoi se ka marrë mbështetje edhe nga qytetarë socialistë dhe se do të mbështesë çdo kandidat të opozitës. Ai theksoi se shpreson që Gjykata Kushtetuese të shprehet sa më parë për dekretin e zgjedhjeve.
“Kam shumë kohë që dua të bëj një analizë dhe betejën time e kam kundër regjimit të Ramës. . Berisha nuk më ka kontaktuar . Propozimi nuk ishte surprizë dhe më pyetën nëse isha gati.Shqiptarët do ta bëjnë vendim Akoma edhe më të mire. Unë mbësgtes çdo kandidat të opozitës për Tiranën.Tirana po bëhet e pajetueshhme për qytetarët. Do ta nisja punën me ato që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Shpresoj që Kushtetuesja të shprehet në kohë për dekretin”, përfundoi Açkaj
BalkanWeb