Trajneri i njohur, Nevil Dede ka firmosur me Ferizaj në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede.
Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.
BalkanWeb