Deputeti i PD, Belind Këlliçi gjatë intervistës me moderatoren e News24 Ina Qirjo, deklaroi se nesër (e shtunë) Kryesia e PD do të vendosë përfundimisht se si do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, vetëm apo në koalicion me partitë opozitare.
I pyetur nga moderatorja Ina Qirjo nëse do të jenë 3 emrat e bërë publikë në media mes kandidaturave, Këlliçi tha se do të ketë diskutime të tjera për të finalizuar pas 2-3 ditësh emrin e kandidatit.
Belind Këlliçi: Partia Demokratike ka 3 alternativa se si mund të futet në zgjedhje. Mund të futet me një kandidaturë të sajën të fortë politike, ju garantoj se ka disa personalitete politike në PD, por nuk mund t’i përmend se jam pjesë e ekipit të përzgjedhjes, janë zonja që kanë udhëhequr aksione politike e kanë qenë me mua
Kemi opsionin e dytë që mund të dalim me një kandidaturë në emër të PD që vjen nga radhët akademike, të biznesit apo shoqërisë civile që i atashohet PD.
Por duke patur qëllim maksimalizimin e votave dhe krijimin e një fronti më të gjerë opozitar përballë Manastirliut që ne e konsiderojmë shumë të dobët ne kemi dhe alternativën e tretë që mos dalim si PD por të dalim si një front i unifikuar si koalicion.
Është hedhur dhe ideja që do ta diskutojmë nesër në mbledhjen e kryesisë, që të dalim dhe me një kandidaturë të pavarur e mbështetur nga të gjithë partitë e opozitës për të dhënë mesazhin që PD po sheh përtej vetes për ti dhënë mundësisë Tiranës të gjejë një menaxher të mirë. Kjo nuk është një betejë vetëm politike.
BalkanWeb