Kristjan Asllani po luan ndeshjet e tij të para te Torino, teksa në verë u afrua nga skuadra e Interit. Fillimi duket i vështirë për mesfushorin shqiptar, të cilit do i duhet kohë për t’u përshtatur në mjedisin e ri. Për këtë temë ka folur trajneri i skuadrës nga Torino, Marco Baroni.
“Në rrugëtimin tonë, një lojtar si Asllani ka luajtur katër ndeshje radhazi dhe ishin tre vite që nuk e bënte një gjë të tillë. Këtu shtoj edhe Simeone, Ngonge, Zapata kur të jetë në formën më të mirë… Përtej vështirësive në ndeshje, po bëjmë të gjithë një rrugëtim. Shoh potencial të rritjes individuale dhe si skuadër”, tha Baroni.
BalkanWeb