Tubimi në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, Shkëlqim Hajdari: Do të jetë protesta më e madhe

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka dhënë detaje për protestën që do të zhvillohet në 17 tetor, në Sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Hajdari deklaroi se protesta do të jetë e formatit të ngjashëm me ato të organizuara më herët në Prishtinë dhe në Hagë, dhe do të pasohet edhe nga një tjetër protestë në Shkup. Sipas tij, protesta në Tiranë pritet të jetë më e madhe se të mëparshmet, falë mobilizimit të qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Është koha që çdo shqiptar të ngrihet dhe të tregojë se gjyqi në Hagë nuk është vetëm ndaj katër liderëve të UÇK-së, por është një përpjekje e gjatë e odave serbo-ruse për të njollosur luftën tonë çlirimtare,” u shpreh Hajdari.

Ai akuzoi se në këtë proces po përdoren prova të fabrikuara, të cilat janë “produkt i shërbimeve sekrete të vendeve kundërshtare të çështjes shqiptare”, madje edhe ndonjë vendi evropian që është “rënë viktimë”.

Sipas Hajdarit, dëshmitarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë përfshirë në proces po hedhin dritë mbi faktin se liderët e UÇK-së nuk kanë pasur lidhje me krime kundër njerëzimit, por kanë qenë në drejtim të një lufte legjitime për mbrojtjen e popullit të tyre nga gjenocidi i ushtruar nga Serbia.

Protesta është planifikuar të zhvillohet në orët e pasdites të 17 tetorit, në zemër të kryeqytetit shqiptar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×