Dy shtetas janë proceduar nga Policia e Vlorës pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Pas konfliktit shtetasi S.D i ka dëmtuar automjetin 27-vjeçarit.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
S. D., 52 vjeç dhe R. B., 27 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku” janë konfliktuar fillimisht fizikisht me njëri-tjetrin, dhe më pas shtetasi S. D., me sende të forta, ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të shtetasit R. B.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
BalkanWeb