Veliaj ankimoi shkarkimin në GJK/ A duhej KQZ të vinte në diskutim dekretin e Begajt për datën e zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirja Celibashi, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshëm lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

I pyetur në lidhje me dekretimin e datës së zgjedhjeve edhe pas ankimimit të Erion Veliaj në Gjykatës Kushtetuese për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, Celibashki u shpreh se KQZ ka detyrë të përgatisë procesin zgjedhor dhe jo të vërë në diskutim vendimmarrjen e presidentit apo çdo institucioni tjetër.

“KQZ ka përgjegjësi vetëm organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një autoritet tjetër, siç është Presidenti sipas një procedure të caktuar vjen edhe ushtrimi i kompetencës së kreut të shtetit për të nxjerrë dekretin.

KQZ nuk vë në diskutim gjithçka deri në daljen e dekretit, kjo është përgatitja e zgjedhjeve në 6 bashkitë.

Nuk kemi të lejuar të debatojmë vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave, Presidentit apo çdo institucioni tjetër. Nuk përfshihemi dot në diskutimin politik”, tha ai.

Kujtojmë se dekretimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj ka nxitur reagime nga opozita që e quajnë në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kjo pasi i referohen nenit të Kushtetutës ku parashikohet se një depozitim i një ankimimi të tillë në Kushtetuese stopon procesin zgjedhor deri në marrjen e enjë vendimi nga GJK.

Ndërkohë presidenti Begaj e ka argumentuar dekretimin nga ana e tij, me faktin që ankimimi nuk është paraqitur në Gjykatën Administrative.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×