Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Souvenirs”, i cili kishte në fokus goditjen e vjedhjeve të sendeve me vlerë dhe zbardhjen e rasteve të ngjashme në qytet. Si rezultat, janë dokumentuar dhe zbardhur dy raste vjedhjeje në dy stenda suveniresh, ndërsa është ndaluar autori i dyshuar.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, është arrestuar shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se gjatë natës së 1 Tetorit 2025, ka vjedhur suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë në stendat e shtetasve S. L. dhe B. S.
Gjatë kontrollit, një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar si provë materiale.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore, në ngarkim të të dyshuarit, për veprën penale “Vjedhja”.
BalkanWeb