Vlorë/ Vetëplagoset me armë zjarri në këmbë, arrestohet në spital 36-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, ku 36-vjeçar Olsi Alisinanaj ka përfunduar në spital i plagosur me armë zjarri, dhe më pas është arrestuar nga policia së bashku me shokun e tij Gerti Meto, ku ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e armës dhe ka heshtur për ngjarjen.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, rreth orës 02:40 të mëngjesit, në Spitalin Rajonal të qytetit 36-vjeccari është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e shpejta të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, të mbështetura edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, zbuluan se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e njohur si “shkallët e varrezave të dëshmorëve”.

Nga hetimet rezulton se Alisinanaj është vetëplagosur aksidentalisht me një armë zjarri të llojit pistoletë.

Në momentin e ngjarjes, i pranishëm ka qenë edhe shoku i tij, shtetasi Meto gjithashtu banues në Vlorë.

Ky i fundit, sipas Policisë, ka fshehur armën e përdorur dhe nuk ka kallëzuar rastin, duke penguar hetimet.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×