Sako Sakollari, administrator i disa bizneseve në Kombinat, të cilit IMT i shembi sot disa njësi biznesi, ka bërë denoncim të fortë me emra. Në një rrëfim për gazetarin e News24, Osman Stafa, Sakollari tha se para 3 vitesh, drejtori asokohe i IMT-së, Mariglen Qato, i ka kërkuar 200 mijë euro.
Ai tha se para 3 muajsh, sërish inspektorët e IMT-së i shkuar sërish te bizneset, ndërsa pasi e kërcënuan me shembje, i kërkuan 50 mijë euro. Ai tha se nuk ka pranuar kurrsesi që të bëhet pjesë e paligjshmërisë, ndërsa shtoi se ka bërë kallëzim penal për ato çka pretendon. Ai tha se 200 punonjës që punojnë në disa biznese në këto njësi që do të shemben, do të ngelen pa punë.
“Mariglen Qato para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro. Por ne nuk pranuam. Para 3 muajsh na kanë ardhur në emër të IMT-së, na kërkuan 50 mijë euro. Më kërkuan që të ikja të takoja ‘shefin’. Por unë nuk pranova. Unë nuk do të pranoj të jap lekë, pasi jam njeri i ligjit dhe kam bërë kallëzim penal për inspektorin e IMT-së dhe një tjetër. Më kërkuan bakshish, 50 mijë euro herën e fundit, para 3 vitesh 200 mijë euro. Me shembjen e këtyre bizneseve, dalin në rrugë 200 punëtorë.”, tha ai.
BalkanWeb