Botuesja Loreta Berhami: “Brezi i Ankthit”, një reflektim tronditës mbi ndikimin e teknologjisë në zhvillimin e trurit të fëmijëve

Botuesja e njohur Loreta Berhami ishte e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ku diskutoi rreth bestsellerit të New York Times, “Brezi i Ankthit”, një libër që trajton një temë tepër sensitive dhe aktuale për shoqërinë moderne.

Berhami theksoi se libri ofron një shpjegim të detajuar shkencor mbi zhvillimin biologjik dhe neurologjik të trurit të fëmijës, duke ndriçuar etapave kyçe të këtij procesi dhe faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e shëndetshëm dhe optimal. “Më tronditi shpjegimi se si truri i fëmijës zhvillohet në varësi të ushqimit, edukimit dhe aktivitetit me të cilin merret fëmija,” u shpreh ajo.

Sipas botueses, libri nxjerr në pah realitetin unik të brezit të sotëm, i pari në histori që rritet me telefona dhe rrjete sociale në dorë. “Ky është brezi i parë që kalon fëmijërinë në këtë mënyrë, duke humbur kontaktin real, prekjen dhe trupësinë, që janë thelbësore për një zhvillim të shëndetshëm të trurit,” shtoi Berhami.

Ajo theksoi se në kapitujt e parë autori nuk jep konkluzione përfundimtare, por hipoteza bazuar në studime neurologjike dhe biologjike. “Ai tregon se çfarë i duhet trurit për të u zhvilluar mirë dhe paralajmëron se ajo që po i japim sot fëmijëve nuk është e shëndetshme,” tha ajo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×