Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PD në Korçë, qytetin që ai e cilëson si shtëpia e tij politike.
Salianji është pritur me entuziazëm nga strukturat lokale dhe simpatizantët demokratë.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat shprehet se “ky rikthim më jep energji dhe vendosmëri për sfidat që na presin”.
“Takova me falënderim dhe mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë dhe më japin forcë të pashtershme. Kemi kaluar beteja së bashku, kemi ndarë mendime dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara. Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit”, thekson ai.
Postimi
Korçë – takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme.
Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë.
Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara
Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen
BalkanWeb