“Masa të rrepta për zjarrvënësit”, paralajmëron Rama: Do të vendosim me ligj sigurimin e shtëpive. Rritja pagash për zjarrfikësit

Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ministër Shteti për Pushtetin Vendor janë sot të pranishëm në aktivitetin me Forcat zjarrfikëse.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, theksoi se familjet shqiptare duhet të sigurojnë jetën dhe pronat e tyre. Ai foli dhe për rritje pagash për zjarrfikësit.

“Duhet të rriten sigurimet për jetën, për banesat dhe për bizneset, për t’u përgatitur për emergjencat civile. Te zjarret klima ka ndikimin e vetë të madh, por ana tjetër e medaljeve janë zjarrvënësit, për të cilët do të kemi shtrëngim të ri në kodin penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik, bashkë me masat e tjera në dëm të territorit. Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×