Pas reshjeve të dendura të dëborës, hapet rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, shpëtohen personat që u bllokuan dje në stan

Bashkia Tropojë ka njoftuar se rruga drejt Bjeshkës së Javorrit është hapur pas ndërhyrjes së Drejtorisë së Shërbimeve dhe punonjësve të saj, të cilët punuan për pastrimin e borës në kushte të vështira atmosferike, me trashësi dëbore që në disa zona arriti deri në 1 metër.

Për shkak të bllokimit nga dëbora, disa persona ishin bllokuar, por falë ndërhyrjes së ekipeve përgjegjëse, ata u transportuan dhe u kthyen në banesat e tyre pa probleme shëndetësore.

Në operacion morën pjesë 10 punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve dhe 1 punonjës i emergjencave civile. Për pastrimin e rrugës u përdorën 2 mjete me zinxhirë dhe 1 fadrome të Bashkisë Tropojë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×