“Qeveria është bërë palë me dhunuesit”/ Vokshi:  Gratë janë diskriminuar për një dekadë të tërë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se gratë kanë përjetuar periudhën më të vështirë përgjatë dekadës së fundit, për shkak se janë braktisur nga qeveria.

Vokshi theksoi se 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje në vend, dhe sipas saj, në këto raste qeveria ka zgjedhur të bëhet palë me dhunuesit.

Vokshi: Në deklaratën e fundit gratë shqiptare kanë përjetuar një peridu8hë të vështirë. Të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, pushuara nga puna, të spiunuara, shantazhuara. Janë përballur me papunësi të lartë, paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen.

Shpesh herë janë detyruar të emigrojnë jo vetëm burra, por edhe gra. Kemi parë që në fushatat gjejmë shumë dyer bosh. Sepse gati gjysma e familjeve në ndërtesa janë bosh nuk hapen ato dyer. Dhe nuk e dimë nëse do hapen sepse familje të tëra po largohen çdo ditë.

Numri i zonjave, viktima të dhunës është tronditës. 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse shpesh herë qeveria është bërë palë me dhunuesit, dhe nuk kanë marrë në mbrojtje gratë e dhunuara. Dhe sepse mekanizmi i dhunës në familje nuk funksionon më.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×