Tiranë/ Rrahën policin në rrugë dhe kthenë përmbys komisariatin, arrestohen dy të rinjtë

Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi dhe kanë dëmtuar ambientet e brendshme të komisariatit ku u shoqëruan.

Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin Nr. 2 në orët e para të mëngjesit, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës.

Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, ata thyen një kamerë sigurie, dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kanosur punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin aty.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×