U gjet i pajetë në Lezhë/ Zbardhet ekspertiza, Gjergj Tushën e vrau demi. Bashkëshortja: Kafsha ishte e egër

Zbardhet ekspertiza ligjore që përcakton shkakun e vdekjes së Gjergj Tushes, i cili u gjet dje i pajetë në Lezhë. Ekspertiza përcakton se plaga nuk është me armë zjarri, se ka dëmtime dhe thyerje të brinjëve dhe se ne kohën që mendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë. Sakaq, po analizohet fakti se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e tij ka njolla gjaku.

Në dëshminë e saj edhe bashkëshortja ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×