U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet pranë varrezave të qytetit

Pas orësh të tëra kërkimesh, është gjetur mesditën e kësaj të shtune i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, banor i fshatit Lefterohor, Bashkia Delvinë, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej dy ditësh.

Pas shumë kërkimesh në qytet dhe rrethinat 93-vjeçari Spiro Qirjaqi u lokalizua nga sherbimet policore mesditën e sotme rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni.

Ai është gjetur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.

Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.

Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen në kohë dhe shpëtimin e jetës së të moshuarit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×