Dy të rinj E. N. dhe G. Z janë proceduar nga Policia pasi dyshohet se kanë dëmtuar xhamin e automjetit të një shtetasi për motive të dobëta, në qendër të qytetit të Belshit, duke përdorur një shkop druri.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditëve dhe është dokumentuar edhe me pamje filmike, por shtetasi S. F. nuk ka njoftuar autoritetet për incidentin.
Hetimet vazhdojnë dhe materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
BalkanWeb