Ina Zhupa: Dita Botërore e Mësuesve, i gjen arsimtarët në Shqipëri me halle dhe pamundësi për të dhënë mësim cilësor

Deputetja Ina Zhupa ka adresuar një mesazh në ditën botërore të mësuesve. Teksa ndan një mesazh me respekt dhe mirënjohje për gjithë mësuesit në Shqipëri, për përkushtimin, durimin dhe idealizmin e tyre, ajo ndalet te disa nga vështirësitë kryesore të tyre sot.

Zhupa shprehet se gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë.

“Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara. Mungesa e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie cilësore ku klasat janë të mbingarkuara, infrastruktura është e vjetëruar, dhe mungojnë mjetet bazë didaktike. Mungesa e trajnimeve të rregullta dhe cilësore falas nga shteti, që do t’i ndihmonin të përmirësonin vazhdimisht metodat e tyre të mësimdhënies. Si dhe presioni politik dhe ndërhyrjet e padrejta janë të vazhdueshme”, shkruan ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike,Ina Zhupa, merr angazhim në reagimin e saj se zëri i mësuesve të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet.

Reagimi i plotë:

Në këtë 5 Tetor, Ditën Botërore të Mësuesve, dua të përulem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë mësuesit në Shqipëri. Pavarësisht vështirësive, ata vazhdojnë të formojnë brezat me përkushtim, durim dhe idealizëm.

Fatkeqësisht, kjo ditë e rëndësishme i gjen mësuesit në një realitet të vështirë:

Gjendja e tyre financiare është e dobët, paga nuk përputhet me përgjegjësinë që mbajnë dhe kostot e jetesës që rriten çdo ditë.

Barrën e madhe të punëve jashtë orarit, që shpesh janë të papaguara, si plotësimi i dokumentacionit në SMIP, mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me prindër, përgatitja e planeve dhe analizave të pafundme etj e kanë kthyer rolin e mësuesit në një ngarkesë të jashtëzakonshme administrative.

Mungesa e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie cilësore ku klasat janë të mbingarkuara, infrastruktura është e vjetëruar, dhe mungojnë mjetet bazë didaktike.

Mungesa e trajnimeve të rregullta dhe cilësore falas nga shteti, që do t’i ndihmonin të përmirësonin vazhdimisht metodat e tyre të mësimdhënies.

Presioni politik dhe ndërhyrjet e padrejta, që cënojnë dinjitetin profesional dhe pavarësinë e mësuesve, në vend që të krijohet një mjedis i shëndetshëm për arsim cilësor.

Këto nuk janë thjesht halle të mësuesve, këto janë plagë të sistemit arsimor që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit të fëmijëve tanë dhe të ardhmen e vendit.

Si deputete, angazhohem që zëri i mësuesve të dëgjohet më fort në Kuvend, që problemet e tyre të mos anashkalohen, por të trajtohen me prioritet.

Respekti për mësuesin është themel i çdo shoqërie të zhvilluar. Pa mësues të vlerësuar, nuk ka arsim cilësor. Pa arsim cilësor, nuk ka të ardhme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×