Gjermania pret Luksemburgun me 10 tetor, ndërsa 3 ditë më pas do të luajë ndaj Irlandës së Veriut, sfida këto kualifikuese të botërorit.
Trajneri i Panzerave, Julian Nagelsmann, i ka idetë e qarta, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se objektivi i vetëm janë 6 pikët.
“Dy fitore janë objektivi ynë i qartë për të siguruar kualifikimin direkt. Edhe pse na mungojnë disa lojtarë, besoj se kemi mjaft cilësi për të bërë më mirë se ndeshjet e fundit”, ka thënë Nagelsmann.
BalkanWeb