Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar gjendjen alarmante të sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke e përshkruar atë si një “shëndetësi në varfëri afrikane”.
Në një postim në rrjetin social facebook, Shehu shkruan se mungesa e sigurisë medikamentoze dhe situata antisociale që përjetojnë pacientët, vjen si pasojë e politikave të mbrapshta dhe korrupsionit që kanë mbizotëruar në sistem.
Ai veçon sektorin e onkologjisë si një nga më të prekurit dhe në vështirësi të mëdha, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të mjekëve dhe personelit shëndetësor.
“Sistemi shëndetësor është në krizë për shkak të politikave rilindase që kanë dështuar në menaxhimin dhe investimin në këtë sektor jetik,” shkruan deputeti Tritan Shehu.
BalkanWeb