Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.
Si pasojë është arrestuar një 38-vjeçar pasi posedonte armë zjarri dhe municion luftarak.
Blutë kanë sekuestuar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
#AngazhimPërkushtimSakrificë
#TëVendosurKundërKrimit
#NëÇdoSkajTëVendit 🇦🇱
#NëShërbimTëQytetarëve
BalkanWeb