Në një kohë kur PS ka nisur punën për organizimin e fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, ka mjaftuar një postim në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në facebook, për të ngacmuar selinë blu e cila këto ditë ka zhvilluar takime të ngjeshura për gjetjen e një figure konsensuale për betejën e kryeqytetit.
Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke shpërndarë në rrjete një foto nga Dega 1 e Partisë Demokratike në kryeqytet, në xham shihet njoftimi “Shitet dyqani”.
Nuk ka munguar reagimi nga PD, ku kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur me një postim të një fotoje të PS ku në xham ka të ngjitur mesazhin “jepet me qira”.
“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”, shkruan Bardhi në facebook.
BalkanWeb