Zbardhet dëshmia e qytetarit Landi Gura nga Korça që shpëtoi nga vdekja të miturën 13-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.
Gura tregon se ai për momentin ka qenë në klub, kur ka dëgjuar zëra dhe ka dalë të shohë.
“Kur vajta unë ajo do të hidhej. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola para”, ka treguar qytetari Landi Gura, i cili më pas thotë se vajza ra në një llamarinë dhe që andej ra në krahët e tij.
“Fati i saj që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje, por jo shumë e madhe, e vogël.
Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, ka treguar qytetari.
BalkanWeb