VIDEO/ Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh, shkak mbyllja e urës së Milotit

Pasditja e kësaj të diele po shoqërohet me reshje shiu në disa zona të vendit, ndërsa situata më problematike paraqitet në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku trafiku është rënduar ndjeshëm. Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.

Mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.

Ura është mbyllur për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×