“Zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, të jashtëzakonshme”, Rama: Brutale! Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim

Në sezonin ne ri të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit.

Zgjedhjet sa i përket Tiranës, sipas tij ishin të jashtëzakonshme, për faktin se kryeqyteti mbeti pa kryebashkiak për shkak të, siç e quajti, “një zhvillimi brutal të drejtësisë”.

“Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Kjo jo sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.
Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që ta them butë, janë të dyshimta”, tha Rama.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×