Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat theksoi se do t’i propozojë tre kryetarëve të grupeve parlamentare që të vijojnë me punën per komisionin për reformën territoriale.
“Po të propozojmë ne zgjerimin, ata do të propozojnë uljen. Ju jeni një institucion i rëndësishëm që synojmë që të flasim dhe me palën tjetër. Në një nga konferencat e kryetarëve në vijim, unë do ia bëj këtë ftesë tre grupeve parlamentare të opozitës për të nisur punën menjëherë punën për këtë komision të posaçëm (reformën territoriale). Sa i përket këtij projektligji, është punuar prej muajsh.”, tha Balla.
BalkanWeb