Beteja për Tiranën/ Murati: PS nuk mori më 11 maj rezultatin që kërkonte, qytetarët kanë qenë më të hapur ndaj…

Analisti, Erl Mëhilli në një intervistë në News 24, theksoi se PS në krahasim me rezultatin e 11 majit nuk ndodhet shumë larg opozitës së bashkuar me numrin votave.

Ai tha se opozita e bashkuar do e ketë të vështirë garën për Tiranën ndaj PS.

Mëhilli shtoi se qytetarët e Tiranës kanë qenë më të hapur ndaj partive të reja zgjedhjet e fundit, dhe sipas tij, kjo i jep opozitës në tërësi shpresë.

Mëhilli: Unë dyshoj që opozita e bashkuar mund ta mundë PS në Tiranë. PS nuk ka marrë atë rezultat që ka shpresuar në Tiranë sa në rrethe të tjera. Sepse në Tiranë kanë marrë shumë vota edhe partitë e reja. Sigurisht nga pikëpamja numerike e votave bëjnë mbi 100 mijë vota.

Duke e parë nga pikëpamja e përqindjeve rezultati jo aq i mirë i PS në Tiranë sa në rrethe e tjera. Nuk i dedikohet fakti që PD është e fortë apo partitë e tjera. Por po themi që Tirana ka qenë më mendjehapur ndaj forca të reja politike që unë përmenda.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×