Franko Foda ka folur sot në konferencë për shtyp, ndërsa Kosova është në prag të ndeshjeve me Slloveninë dhe Suedinë.
Foda kishte një koment edhe për Emir Sahiti. Ky i fundit ka folur më parë për shokët e skuadrës te Kosova, duke thënë se disa e nisin titullarë dhe pse nuk luajnë prej muajsh.
“Sa i përket Emir Sahitit, është e rëndësishme që lojtarët të mos flasin publikisht për bashkëlojtarët e tyre.
Çdokush mund të ketë pakënaqësi, por vendimet e trajnerit duhet të respektohen. Nuk kam asnjë problem personal me askënd, por në këtë fazë kemi zgjedhur lojtarët që janë më të përshtatshëm për këto dy ndeshje”, u shpreh Foda për lojtarin e përfaqësueses
Çfarë deklaronte Sahiti-
“U ftova, por zgjodha të mos shkoj. Nuk kam problem me shokët e skuadrës. Disa e nisin titullarë edhe pse nuk luajnë prej muajsh. Unë luaj për Hamburgun dhe ndihem mirë. Nëse e meritoj, dua të luaj. Për këtë arsye nuk shkova këtë herë.
BalkanWeb