“E tha dhe OSBE, sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet”, Bardhi debat me komisionerin Dervishi për zgjedhjet: Duhet të hetonit!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka debatuar ditën e sotme me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishin.

Duke ju referuar zgjedhjeve, Bardhi iu drejtua Dervishit se nuk duhet të kishte qëndruar i ftohtë sipas tij, por duhet të kishte vijuar hetimet.

Bardhi tha se ankesa nuk ka pasur ndaj këtij institucioni sepse sipas tij, qytetarët nuk e besojnë.

Bardhi: Ne duam të dimë si është zbatuar ligji në praktikë. Ju deklaruat se keni qenë i ftohtë gjatë zgjedhjeve. Në fakt, ligji kërkon të mos jesh i ftohtë në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju thatë se nuk kemi ankesa.

Kjo tregon se qytetarët apo ata që janë cenuar nuk kanë besim tek institucioni juaj. Po ju them pse opozita nuk u drejtua më ju: sepse nuk ka gjetur kurrë zgjidhje dhe nuk ka parë angazhim. Ju thoni se nuk kemi ankesa.

Në fakt, ka raste të bëra publike, dhe Komisioneri me ligj detyrohet të nisë hetim edhe kryesisht. Të dhënat sensitive të qytetarëve kanë qenë në duart e partive politike. E ka thënë OSBE: “Sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Roli juaj do të ishte të nisnit hetim kryesisht. Nga cila sëmundje vuan dhe çfarë kurimi kërkon, kush ka aplikuar për hipoteka, kush ka aplikuar për leje legalizimi dhe shumë të dhëna të tjera përpunohen nga subjektet politike. A nuk ju shqetëson kjo?

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×