Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, Ilir Meta: Akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me tone të ashpra pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.

“Ekzekutimi i gjyqtarit në krye të detyrës, brenda gjykatës, është një krim shumë i rëndë që meriton ndëshkim të ashpër ligjor. Ky nuk është një rast i izoluar, por rezultat i inkriminimit të Qeverisë me segmente të krimit, që ka sjellë dështimin për të garantuar rendin dhe sigurinë e jetës,” deklaroi Meta.

Ai shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjen e gjyqtarit Kalaja dhe kolegët e tij, ndërsa theksoi se ngjarja duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim kombëtar, për të përballuar dhe mposhtur atë që e cilëson si kapje të shtetit nga krimi.

“Zgjimi kombëtar për të mposhtur frikën nga krimi që ka kapur shtetin është e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë e jetës dhe rikthyer shtetin e së drejtës,” përfundon reagimi i kreut të Partisë së Lirisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×