Juve, Cambiaso: Jemi skuadër me entuziazëm, ndaj Milanit dihej që do ishte ndeshje komplekse

Lojtari i Juventusit, Cambiaso foli për Dazn pas ndeshjes  së barazuar pa gola ndaj Milan.

“Ka entuziazëm në dhomën e zhveshjes. Pesë barazime radhazi janë shumë, por duhet të ecim përpara me entuziazëm.

Nuk prisja një fillim ndryshe; e njoh trajnerin dhe prisja një ndeshje të tillë. Patjetër që mund të kishim bërë më shumë në sulm; u përpoqa.

Mund të kishim krijuar më shumë epërsi në krahë, por nuk ia dolëm. Ka më shumë entuziazëm se vitin e kaluar, jemi më të bashkuar dhe ka më shumë dëshirë për të luajtur së bashku: kjo është diçka që duhet ta mbajmë me vete deri në fund”- tha Cambiaso.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×