Lapaj dhe Shabani lënë pas sherrin? Pas ‘Shqipëria Bëhet’, edhe Nisma Thurje del në mbështetje të Florjan Binajt për bashkinë e Tiranës

Nisma Thurje ka shprehur mbështetjen për Florjan Binajn në kandidaturën e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Binaj mori sot mbështetjen e Partisë Demokratike, me kryedemokratin Sali Berisha që e cilësoi Binajn si një “kandidat që i bën nder opozitës”, ndërsa u bëri thirrje aleatëve të opozitës që të mbështesin këtë emër.

Më herët, Binaj ka siguruar mbështetjen edhe të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Qëndrimi i fundit i Nismës Thurje, e drejtuar nga Endrit Shabani duket se bën bashkë sërish këtë të fundit dhe Lapajn në një garë zgjedhore.

Kujtojmë se Nisma Thurje dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet garuan nën siglën e një koalicioni në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por më pas mes krerëve të partive pati një krisje në lidhje me mandatin e vetëm që ata arritën të sigurojnë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×