Napoli përmbys Geona-n, Conte “zgjohet” në krye, por nuk feston: Do të jetë një sezon kompleks (VIDEO)

Napoli vuan, por triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Geona-s, një 3 pikësh i artë që merr edhe më shumë vlera pas “X” të Milan, me blutë që “zgjohen” në krye, në “bashkëjetesë” me Romën. Geona i befasoi në fraksionin e parë, ku Ekhator me një finte fantastike kaloi miqtë në avantazh në minutën e 34-ët.

Në pjesën e dytë, Napoli zbriti i transformuar, me ekipin e Conte-s që zhvilloi një presion asfiksues në zonën e Geona-s. Pas disa tentativave, në minutën e 57-të, Anguissa me kokë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1. Napoli nuk u mjaftua me kaq, fillimisht ishte Di Lorenzo që goditi shtyllën pingule me kokë, ndërsa në minutën e 75-të pas një rrëmuje në zonë, Hojlund përfitoi duke dërguar topin në rrjetë, një gol që në fund rezultoi një 3-pikësh.

Antonio Conte shijon këtë fitore, por nuk feston gjatë, i vetëdijshëm se ky do të jetë një sezon i vështirë: “Po ecim në një rrugë të panjohur. Ky do të jetë një vit i vështirë për ne pasi në mes është edhe Champions League, kjo është një situatë e re për ne. I bëj komplimente djemve për punën e bërë, por i them se ky do të jetë një sezon kompleks”, u shpreh Conte pas suksesit 2-1 përballë Geona-s.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×