Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka uruar student me nisje e vitit të ri akademik.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë dështuar në mbështetjen e arsimit të lartë, me politikat zhvilluese, diferencime të theksuara në financime duke ndikuar në ikjet masive të shqiptarëve.
“Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, tha ai.
Postimi i plotë:
Gëzuar fillimin e vitit të ri akademik!
Urime studentëve dhe pedagogëve, më shumë dije, më shumë përgjegjësi, më shumë shpresë.
Por nuk mund të heshtim për realitetin: mijëra studentë më pak në auditore. Qeveria dhe ministria e Arsimit kanë dështuar në mbështetjen e arsimit të lartë, me politikat zhvilluese, diferencime të theksuara në financime duke ndikuar në ikjet masive të shqiptarëve, për pasojë dhe të të rijnve. Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
I bëj thirrje qeverisë, veproni tani!
Financim të drejtë dhe të transparent, bursa dhe mbështetje për të pamundurit, lidhje reale me tregun e punës dhe politika për të ndalur ikjen e talentit. Pa mbështetje konkrete, auditoret bosh do të mbeten realitet. PD ka qënë dhe është e gatshme përballë çdo sfide që të kontribuojë për një arsim që i mban dhe i shërben të rinjve tanë, i shërben Shqipërisë.
BalkanWeb