Opozita kërkon dorëheqjen e Peleshit, Ivi Kaso: Ja shkeljet e kryeparlamentarit. Gjiknuri: S’jam në dijeni. Të caktojmë një relator

Opozita ka kërkuar sot në Këshillin e Legjislacionit, shkarkimin e Niko Peleshit. I pari që mori fjalën ishte deputeti Ivi Kaso, i cili renditi disa nga shkeljet e Peleshit.

“E vetmja vlerë që ka treguar maxhoranca në këto seanca Kuvendi është forca e numrave. Ka ngritur kartonin dhe ka treguar një unitet jo të pashoq, por atë çka ka ndodhur gjithmonë. Nisma jonë është bërë për shkak se detyrat që i burojnë kryetarit të Kuvendit, ka shkelur. S’ka kryetar Kuvendi, kolegët që janë me eksperiencë parlamentare, por unë si ndjekës nga jashtë, nuk kam hasur të tillë sjellje. Dispozitat e rregullores janë thyer, ndaj ne kërkojmë shkarkimin e rregullores.”, tha ai. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Gjiknuri sugjeroi që të zgjidhej një relator për këtë çështje dhe të jepej më shumë kohë për të parë kërkesën.

“Kam sugjerim të karakterit procedurat. Ne për herë të parë, unë po njihem me këtë kërkesë. I dëgjova ato që tha zoti Kaso. Më duhet kohë që ne të caktojmë një relator, pjesa e maxhorancës, që të njihemi me kërkesën. Të bëjmë një relatim. Ndoshta do të dalim me një mendim, ose do të shkojmë me dy raporte të ndara. Këshilli të caktoj një relator dhe më pas të votohet pozicioni i secilës palë. Për të kursyer dhe kohën dhe të arrijmë një objektiv.”, tha ai. Sakaq, deputeti i PD-së, Arjan Ndoj theksoi se kërkesa e PD po bënte mbi 2 javë që ishte depozituar.

“Mesa shoh unë në seancën plenare kam kërkuar që të marr fjalën. Në seancën e parë s’mu dha fjala. Po ashtu dhe në të dytën. Kam kërkuar që të tregoj rregulloren. Kërkesa jonë prej 36 deputetësh ka mbi 2 javë që është depozituar. Zoti Gjiknuri thotë se nuk është në dijeni. Tani është problemi te kryetari i Kuvendit apo te zoti Gjinushi që nuk i ka shkuar kërkesa. Si mundet të shkohet në seancë pa pasur materialet?!”, pohoi ai. Sakaq, Gjiknuri shtoi; “Nuk është problemi a e kam lexuar apo materialin, por siç e referuat ju si në çdo komision pune, ka një relator që do të japë mendimin. Unë për ta futur në ulli proceduriale fola për relatorin. Nuk po shmangem nga debati, por të vendoset në shina puna e komisionit.”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×