“Policia s’ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata”/ Noka për deklaratën e Koçiut: Vetëshfajësimi i ministres së Brendshme tregon se rendi dhe siguria s’garantohen më nga shteti

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e cila tha se Policia e Shtetit nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Noka e cilësoi deklaratën e ministres si një vetëshfajësim të papranueshëm, që sipas tij tregon qartë se rendi dhe siguria publike nuk garantohen më nga shteti.

“Institucionet i pasojnë përgjegjësitë njëri-tjetrit, ndërsa kartelet qeverisin dhe bëjnë ligjin,” u shpreh Noka, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë për dështim në garantimin e sigurisë edhe brenda institucioneve të drejtësisë.

Më tej, Noka ironizoi reagimet zyrtare pas ngjarjes tragjike, duke thënë: “Presim tani edhe justifikimin-refren se ngjarje të tilla ndodhin, bëhen edhe filma.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×