“Rama kërkon ta marrë Tiranën përpara se të dalë raporti i ODHIR”/ Burimi: PD nuk duhet të mendonte për kandidat, por për Kodin Zgjedhor

Gazetari, Genc Burimi, në një intervistë në Neës 24 theksoi se kryeministri Edi Rama kërkon që të marrë Tiranën sipas tij, përpara se të dalë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 11 majit.

Burimi tha se PD nuk duhet të kishte menduar për kandidatin, por sipas tij, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Burimi: Në Shqipëri është bërë norma. E besoni që Rama në programin sy më sy duke tallur Berishën me bust bufi. Si mund të jesh ti në zyrën e kryeministrisë që paguhet nga taksat e shqiptarëve të tallesh me shefin e opozitës. Bëje nga zyra e PS.

Në Shqipëri sot zgjedhjet për kriterin tonë(perëndimorëve) vidhen. Në këtë mënyrë e ke të pamundurën. Prandaj them unë që PD përpara zgjedhjeve të mendonte se si të rregullohet Kodi aktual.

Ku e shtyn partinë në fuqi të përdorë asetet shtetërore. Mund të bëni një ligj për shembull, sot ligji shqiptar për Kodin Zgjedhor parashikon thjesht 5 milionë deri në 10 milionë.

Por të bëjë një kaudër më të rëndë më ligjor, që partia që përdor asetet e të gjithë taksapaguesve t’i hiqen 20 pikë. Pra PS-PD nga 53% që fitojnë në legjislative, mund të shkojnë nja 23 %. Këtë duhet të kishte vepruar sot PD në vend të një emri të një kandidati. Prandaj dhe Rama kërkon që ta marrë Tiranën sa më shpejt, që të mos dalë raporti i OSBE/ ODHIR.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×