“Rasti për të cilin u vra gjyqtari kishte rreth 10 vite në pritje”, Ramaj: Astrit Kalaja punonte deri në orët e vona të pasdites, salla ku u qëllua…

Avokati Redi Ramaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Ramaj theksoi se Kalaja ishte një gjyqtar me mbi 30 vite përvojë në sistem, dhe që prej shumë vitesh kishte shërbyer në Gjykatën e Apelit në Shkodër, përpara se të transferohej në Tiranë pas shkrirjes së Apelit të Shkodrës.

“Ky gjyqtar ka qenë pjesë e një trupe që punonte deri në orët e vona të pasdites për të përballuar stokun e madh të çështjeve. Rasti që po gjykonte sot datonte që në vitin 2017,” tha Ramaj, duke nënvizuar se mungesa e burimeve dhe lodhja kronike janë realitete të përditshme në sistemin gjyqësor.

Avokati vuri gjithashtu theksin tek kushtet e papërshtatshme fizike në të cilat zhvillohen seancat gjyqësore.

“Salla ku ndodhi ngjarja, nga sa e njoh, është një hapësirë shumë e vogël, ndoshta vetëm 5 deri në 10 metra katrorë. Këta gjyqtarë nuk kanë vetëm presionin e vendimmarrjes, por edhe mungesën e kushteve elementare për të ushtruar detyrën,” u shpreh ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×