Sapo ishte bërë gjysh/ U vra sot në sallën e gjyqit, kush është gjyqtari Astrit Kalaja, baba i dy fëmijëve (PROFIL)

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur sot opinionin publik. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, teksa ndodhej në krye të detyrës. Vrasja brenda mureve të tempullit të drejtësisë ka shkaktuar tronditje të thellë dhe reagime të shumta në mbarë vendin, duke ngritur pyetje të rënda mbi sigurinë dhe autoritetin e institucioneve të drejtësisë.

Po kush ishte gjyqtari Kalaja?

Astrit Kalaja lindi në Shkodër, 62 vite më parë. Ai ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar. Ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa, sipas burimeve të , Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë

62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar ushtrimin e detyrës si pjesë e trupës gjyqësore që kishte kaluar filtrat e reformës në drejtësi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×