“Shifër qesharake dhe tallje”, Kujtim Hoxha: Me indeksimin e pensioneve, të moshuarve iu shtua vetëm 10 gramë djathë në ditë

Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ishte ekspoerti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili foli në lidhje me indeksimin e pensioneve, të ndodhur në datën 1 tetor.

Ai e ka quajtur masën pre 2.5 për qind të indeksimit si një shifër qesharake dhe një tallje me moshën e tretë.

Hoxha deklaroi se indeksimi ishte një detyrim ligjor i qeverisë për të reflektuar inflacionin, por rritja reale është minimale dhe larg nevojave të pensionistëve.

Sipas tij, kjo është një tjetër shenjë se programi i këtij mandati qeverisës nuk ka asgjë konkrete për të moshuarit, duke lënë të kuptohet se pensionistët po injorohen sistematikisht nga politikat sociale.

“Indeksimi i pensioneve ishte i pritshëm pasi është detyrim ligjor për qeverinë që të bëjë indeksimin në lidhje me inflacionit.
Rritja është simbolike, me një llogaritje që shkon 10-15 lekë në ditë.
Krahasuar me mallrat në treg i bie që një qytetari në zonat urbane i është shtuar 300 gram djathë më shumë në muaj, pra 10 gramë djathë në ditë.
Kjo është një shifër qesharake, tallje e radhës që qeveria bën për pensionistët.
Megjithatë ajo e ka dhënë shenjën që edhe në programin ne këtij mandati nuk ka ndonjë gjë për pensionistët”,
tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×