Sulmuesi i Newcastle, Nick Woltemade, nuk iu bashkua skuadrës së Gjermanisë siç ishte planifikuar për të hënën, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.
Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka bërë me dije se Woltemade po kalon një gjendje gripale dhe për këtë arsye, për momentin do të qëndrojë në Angli.
Nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm në kohë për t’u përballur me Luksemburgun në Sinsheim të premten ose me Irlandën e Veriut në Belfast të hënën e ardhshme.
Woltemade pritet të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, në ditët në vijim.
Trajneri i Panzerave, Julian Nagelsmann, thirri portierin e Freiburgut, Noah Atubolu, pasi Oliver Baumann shfaqi probleme së fundmi.
BalkanWeb