Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, masë sigurie për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Masë sigurie për mjekun e njohur Roland Xhaxho. Ky i fundit akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrje në klinikën dentare, në pronësi të mjekut.

Teksa prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, ndërsa gjykata e la atë në ‘arrest shtëpie’, bashkë me të bijën, Ina Xhaxho. Babë e bijë akuzohen dhe për ‘mashtrim’.

Ekspertiza mjeko-ligjore
Kjo masë erdhi pak ditë pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga mjekët italianë, të cilët përcaktuan shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit. Ata i përcollën prokurorisë shqiptare një akt ekspertizë voluminoze prej 200 faqesh. Lidhur me detajet e aktekspertizës, prokuroria është tejet e rezervuar, me argumentin se mund të dëmtojë hetimin, por konfirmoi se do t’u vihet në dispozicion palëve sapo të konkludojë me hetimet.

Edhe familjarët e Spahiut mësohet se kanë kërkuar informacion lidhur me ecurinë e hetimeve, por edhe të njiheshin me konkluzionet e aktit të ekspertimit të ardhur nga Italia, përderisa më herët kanë ngritur dyshime lidhur me hetimet që po kryheshin nga prokuroria për të hedhur dritë mbi vdekjen e fëmijës së tyre. Brian Spahiu humbi jetën më 1 tetor 2023 në spitalin shtetëror, pasi më herët në klinikën e mjekut Roland Xhaxho kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë. Sipas ekspertizës së parë të kryer nga Instituti i mjekësisë ligjore thuhet se anestezia, ishte shkak i vdekjes së 3-vjeçarit. “Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në aktin e Institutit të mjekësisë ligjore. Por, pavarësisht këtij konkluzioni, Prokuroria e Tiranës kërkoi një ekspertizë të dytë, me argumentin se akti i parë ishte i paplotë, konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×